Papa Françesku: Lufta e Tretë Botërore po vjen gradualisht
Papa Françesku i ka quajtur sulmet e mbrëmshme në Paris si një pjesë e Luftës së Tretë Botërorë që po vjen gradualisht.

Në një bisedë telefonikë për televizionin TV2000, kreu i Vatikanit tha se, sulmet nuk janë njerëzore.

"Unë po solidarizohem me njerëzit në Francë, me familjet e viktimave dhe unë po lutem për ta. Nuk mund ta kuptoj, këto gjëra janë të vështira për tu kuptuar", është shprehur Papa.

Sa i përket fillimit Luftës së Tre tëtë Botërorë, Papa deklaroi se, "kjo është një pjesë e saj", duke shtuar se, "nuk ka asnjë fe apo njeri që mund ta justifikojë këtë". /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2015, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori