Interi e prezanton me një video perfekte, Asllani: Unë jam Inter! (VIDEO)

Kristjan Asllani po përjeton një ëndërr të vërtetë.

Deri dje ishte një i panjohur, sot është një lojtar i Interit dhe futbollist i kombëtares shqiptare. Ai firmosi kontratën e ëndrrave të tij me klubin zikaltër, mori mbi shpinë numrin e Ivan Perisic dhe një pagë të shumëfishuar nga ajo që merrte tek Empoli.

Tifozët zikaltër kanë besim tek Asllani, edhe pse një lojtar i ri dhe pa eksperiencë, ai konsiderohet vërtet si e ardhmja e mesfushës.

Interi ka postuar në faqen e tyre zyrtare një video promo për Kristjan Asllanin.

“Të lëvizësh gjithnjë, të mos ndalosh kurrë. Nga një shtëpi, në një shtëpi tjetër. Në fushë dhe jashtë saj, gjithnjë. Pa u lodhur, duke përshkruar kilometra e kilometra, me topin në këmbë dhe kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithnjë e më lart.

Jam Kristjan, jam Inter”, ishin fjalët e talentit shqiptar/ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.07.2022 11:46