"Pantera e oqeaneve", kjo është gjigantja britanike që pritet të sulmojë Asadin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-të janë të vendosura që të sulmojnë regjimin e Asadit pavarësisht hezitimit të Gjermanisë dhe Italisë.

Nisur nga kjo, flotës së madhe amerikane në Mesdheun Lindor i është bashkuar edhe nëndetëset bërthamore britanike "Astute Class".

Ato janë fjala më e fundit e teknologjisë së prodhimit të nëndetëseve në Britaninë e Madhe dhe mund të operojnë në detra dhe oqeane pa limit nëse furnizohen me ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme për stafin, shkruan Albeu.com.

Albeu.com ka përgatitur një material shpjegues për nëndetëset në fjalë, të cilat sëbashku me aeroplanmbajtësen "HMS Queen Elisabeth" janë krenaria e marinës britanike.

Nëndetëset "Astute Class" janë zëvendësueset e "Trafalgar Class", të cilat janë prodhuar gjatë luftës së ftohtë. Britanikët kanë planifikuar të ndërojnë 7 nëndetëse të tilla, ndërkohë që deri më tani janë prodhuar 3 që prej vitit 2007.

Ato mund të lundojnë me një shpejtësi deri 35 milje në orë dhe kanë një vlerë kolosale prej rreth 1.37 miliard paund secila.

"Astute Class" janë të pajisura me torpedo shumë të fuqishme "spearfish", ndërkohë që mund të lëshojnë edhe raketa "tomahaëk" nga sipërfaqja duke goditur objektiva qindra kilometra larg me një saktësi të admirueshme.

Sëbashku me nëndetëset në fjalë, Britania e Madhe ka dërguar në zonën e konfliktit destrojerat "Type 45", të cilët janë të pajisur me raketa "Aster 15" që mund të godasin objektiva deri në 130 kilometra larg. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori