Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Mësohet se
administratorit të njësisë Farkë i kanë vënë lëndë
plasëse në makinën e tij.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 02:00, në rrugën e “Tufajve” në Lundër.
Burime zyrtare nga
policia bënë me dije se mjeti në pronësi të shtetasit me inicialet A.T., pësoi dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të tij.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018,
ora 18:42