Një makinë ka
përplasur një këmbësor në
Durrës vetëm pak minuta më parë.
Mësohet se
makina e tipit Opel me targa AA 156 NN, e cila po udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit ka
përplasur këmbësorin që tentonte të kalonte në krahun tjetër të
rrugës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Akoma nuk dihet gjendja e këmbësorit. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 16:57