Panik në Berat, makina shpërthen në flakë
Pëlqej
Berati është përfshirë sot nga paniku, pasi një makinë ka shpërthyer në flakë.

Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit Tomorri. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpëtohet.

Ekspertet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe kanë konsistuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të shtetasit H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori