Panik në avion, 30 pasagjerë përfundojnë me gjak nga goja dhe hundët (VIDEO)


Pëlqej
Pasagjerët në bordin e një Boeing 737 të cilët po fluturonin nga Mumbai për në një rajon tjetë të Indisë kanë parë tmerrin me sy pasi pilotët kishin harruar të aktivizonin sistemin e ruajtjes konstante të presionit në kabinë.

Nisur nga kjo, në momentin kur avioni u ngjit në lartësi mbi 3 000 metra, ata filluan të kishin vështirësi në frymëmarrje dhe gjakderdhje prej gojës dhe hundës.

Me të konstatuar situatën, pilotët e ulën avionin në nivele të sigurta fluturimi duke u kthyer në aeroportin nga u nisën.

Nga ky incident, në avionin me 166 pasagjerë, 30 prej tyre patën gjakderdhje nga hunda, goja dhe veshët, kurse tetë të tjerë u shtruan menjëherë në spital. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori