Pangopësia i kushtoi jetën këtij peshkaqeni gjigant (FOTO LAJM)

Sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve janë tepër të rrallë, megjithatë ata vazhdojnë të tmerrojnë njerëzimin me praninë e tyre në oqeane.

Peshkaqenë ushqehen kryesisht me peshq dhe gjallesa të tjera të detit, por kësaj radhe gjithçka ka shkuar keq për një peshkaqen të bardhë.

Peshkatarët japonezë kanë zbuluar një gjigant të oqeanit të ngordhur ndërkohë që kishte tentuar të gëlltiste një breshkë, raporton Albeu.com.

Breshka i kishte ngecur në fyt ndërkohë që përpiqej ta përcillte duke i sjellë edhe ngordhjen.

"Isha duke peshkuar në oqean ndërkohë që dëgjoj në radio kolegët që po njoftonin se kishin parë një peshkaqen të bardhë me një breshkë në gojë. Ata po qeshnin me këtë fakt dhe unë nuk i kushtova rendësi. Disa ditë më vonë pamë që bëhej fjalë pikërisht për këtë peshkaqen, i cili vërtetë kishte ngordhur", shkruan në Facebook peshkatari Greg Vella.

Peshkaqeni peshon 2 ton dhe vlerësohet si një gjigant i rracës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori