27 raste të reja dhe asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 27 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 30 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.890. Në total numri i rasteve aktive është 552.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës. Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Shtuar 4.04.2022 15:11