Panajot Barka denoncon Shqipërinë tek mediat greke (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mediat greke i kanë kushtuar mjaft vëmendje debatit të disa ditëve më parë mes Spartak Ngjelës, historianes Elena Kocaqi dhe Panajot Barkës, i cili më pas u largua nga studioja e Artur Zhejit.

Një ndër mediat më të mëdha greke, ProtoThema shpërthen me tone nacionaliste ndaj shqiptarëve duke dalë nga çdo linjë etike profesionale duke e bërë këtë edhe me ndihmën e Panajot Barkës, shkruan Albeu.com.

"Protothema" shkruan duke iu referuar Barkës se shqiptarët janë të rrjedhur dhe ushqejnë ndjenja nacionaliste, ndërsa e quan Spartak Ngjelën si shqiptar me origjinë greke.

"Duke mashtruar, historiania shqiptare Elena Kocaqi thotë: Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?", shkruan gazeta greke duke akuzuar gjithashtu edhe Spartak Ngjelën.

Më poshtë, gazeta greke i referohet Panajot Barkës, i cili denoncon shqiptarët si njerëz të rrjedhur dhe që ngjallin emocione nacionaliste.

"Mbrëmë isha në një emision dhe me temën mbi ngjarjet në Ballkan, por nuk e di pse moderatori e ktheu atë në një debat mbi raportet shqiptaro-greke. Pastaj i përpoqa të thoja disa të vërteta mbi grekët. Pas kësaj kam marrë shumë kërcënime me jetë dhe fyerje", shprehet Barka për Protothema.

Gjatë atij emisioni, Barka u largua nga studioja duke marrë pas edhe thënien e Spartak Ngjelës: Ik thyej qafën! /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori