Pamjet tragjike që la pas tërmeti shkatërrimtar në Turqi (VIDEO)
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi ka lënë pas një dhimbje të madhe dhe shumë gërmadha.

Një video e realizuar me dron tregon qartë pamjet e tmerrshme të tërmetit tragjik.

Siç shihet në video, tërmeti me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter ka lënë pas pasoja katastrofike, me dhjetëra pallate e ndërtesa të shembura.

Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar 25 viktima në Izmir dhe 2 në ishullin grek Samos. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për nxjerrjen e të tjerë trupave nën rrënoja.

Shtuar më 31/10/2020, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori