Egnatia mposht Korabin dhe siguron qëndrimin në Superiore (VIDEO)

Egnatia ka siguruar qëndrimin në Absisnet Superiore duke mundur 2-0 në play-off Korabin.

Për të arritur te sukesi rrogozhinasit realizuan nga një gol për cdo pjesë, Delarazh 16′ dhe Xhekson me 11-metërsh në minutën e 80′.

Ndërkohë, Egnatia erdhi këtë sfidë duke përfunduar Superioren në vendin e 8-ë në renditje, ndërsa Korabi erdhi pas fitores me Apoloninë në “playoff”.

Korabit i mungon Superioreja prej 5 vitesh dhe tashmë duhet të presë ende për t’u rikthyer në elitë. /albeu.com/


Shtuar 31.05.2022 18:58