Pamjet e shkatërrimit, "Irma" rrafshon Porto Rikon dhe niset drejt Majemit (FOTO LAJM)

Shtëpi të shkatërruara, makina të marra nga uji dhe të përplasura aty-këtu, lagje të tëra të rrafshuara dhe porte e aeroporte të nxjerra jashtë përdorimit.

Kjo është skena e lënë pas nga uragani "Irma" në Porto Riko duke shkaktuar gjithashtu edhe tetë të vdekur deri më tani, shkruan Albeu.com.


Pamjet e publikuara sëfundmi tregojnë një përplasje shkatërrimtare nga uragani në Karaibe, i cili tashmë i është drejtuar Majemit në SHBA.

Autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e detyrueshëm për 100 000 banorë, ndërsa kanë bërë thirrje të të tjerët të bëjnë kujdes.

Uragani "Irma" kaloi në shkallën 5 të uraganeve duke qenë mjaft shkatërrimtar. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori