Pamje të reja/ Ja momenti kur zjarrfikësit hapin me leva bagazhin e ‘Benz’-it të Deliallisit (VIDEO)
Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit tragjik që ndodhi tri ditë më parë në Sukth, ku humbën jetën tre vajza dhe ai vetë, ishte i pasionuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze.

Ai u fut kundravajtje në autostradën Tiranë-Durrës, me një “Benz” luksoz, i cili u bllokua automatikisht menjëherë pas përplasjes.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj është ndodhur në vendin e ngjarjes, pak pasi ndodhi përplasja fatale, duke fiksuar momentin kur forcat zjarrfikëse dhe policia hapën me leva dhe mjete të tjera bagazhin e makinës së Dashnor Deliallisit, shkruan “Balkanweb”./Albeu.com/
Shtuar më 16/10/2016, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori