Dasma e vajzës së deputetit
Fatmir Mediu dhe djalit të kryebashkiakut të Vorës
Fiqiri Ismaili ka qenë një nga më të përfolurat dhe me të drejtë.
Fotot tregojnë se
dasma e Bledianit dhe Selmës është vërtetë përrallore.
Ceremonia madhështore duket se ka bërë bashkë njerëz të politikës dhe zyrtarë të lartë dhe një ndër të ftuarit specialë ka qenë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin joshpeshherë e shohim në evente të tilla.
Ceremonia ku çifti i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit u mbajt në hollin e Pallatit të Brigadave dhe
dasma madhështore po mbahet në hotelin luksoz me 5 yje “Plaza”.
Shtuar më 18/09/2016,
ora 09:37