"Pamje tronditëse", media spanjolle shkruan për dhunën e pronarit shqiptar ndaj turistëve
Media spanjolle i ka bërë jehonë videos së dhunimit nga pronari shqiptar Mihal Kokëdhima, të një familje spanjolle.

Teksa ka publikuar pamjet, media spanjolle shkruan se imazhet sesi një pronar shqiptar i një restoranti dhunon familjen spanjolle janë tronditëse.

"Familja vendosi të largohej nga restoranti pasi porosia e tyre u vonua, por duket se kjo gjë nuk u prit mirë nga pronari i restorantit.

Një familje spanjolle ka përjetuar një tmerr në Shqipëri të një akti brutal, në të ciën pronari i një restoranti vendosi ti dhunonte pasi nuk pranuan që të konsumojnë drekën.

Pronari i restorantit udhëtoi tre kilometra mbi makinën e familjes spanjolle dukei frikësuar, teksa godiste xhamin e makinës i gjakosur."- shkruan media spanjolle.
Shtuar më 19/08/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori