Pamje tronditëse, gruaja përplas me makinë foshnjen dhe babain teksa kalonin vijat e bardha (VIDEO)
Një aksident i frikishëm ka ndodhur së fundmi në Budva, ku një grua shihet teksa përplas me veturë një burrë dhe beben e tij në Budva.

Mediat malazeze kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë ku shihet se si një grua nga Rusia me makinën e saj, përplas dhe shkel mbi një burrë dhe mbi beben e tij në një vendkalim për këmbësorët në Budva.

Foshnja një vjeçare për fat të mirë i ka mbijetuar përplasjes, ndërsa vazhdon mjekimi i babait të foshnjës.

Mësohet se pala e dëmtuar ishin turistë nga Holanda dhe se tashmë është ngritur kallëzime penale kundër gruas ruse.

Shtuar më 06/08/2019, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori