Ditën e djeshme Spanja u përfshi nga një stuhi e
fuqishme e quajtur “Gloria” ku u shkaktoi vdekjen 4 personave dhe shkatërroi banesa, rrëzoi pemë si dhe ka lënë të bllokuar mijëra njerëz për shkak se niveli i
ujit në rrugë ishte rritur shumë.
Ndërsa në disa zona veriore të Spanjës ka pasur reshje të dendura bore, erë të fortë e nga ana tjetër dallgët e
fuqishme në zonat bregdetare kanë shkatërruar gjithçka.
Së fundmi pas
kësaj gjendje kaosi në Spanjë ka qarkulluar një video nga Mallorca, ku vala e madhe e
ujit ka krijuar shkumë në mes të ndërtesave të këtij qyteti.
Autoritet përkatëse kanë bërë thirrje që banorët të mos largohen nga shtëpitë, pasi jeta e tyre është shumë në rrezik. Pas
kësaj stuhie të frikshme mbi 200 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Pamje të frikshme/ Stuhia godet Spanjën, 4 viktima (FOTO & VIDEO)
Shtuar më 23/01/2020,
ora 13:03