Pamje të frikshme: Stuhia godet Spanjën, 4 viktima (FOTO & VIDEO)
Ditën e djeshme Spanja u përfshi nga një stuhi e fuqishme e quajtur “Gloria” ku u shkaktoi vdekjen 4 personave dhe shkatërroi banesa, rrëzoi pemë si dhe ka lënë të bllokuar mijëra njerëz për shkak se niveli i ujit në rrugë ishte rritur shumë.

Ndërsa në disa zona veriore të Spanjës ka pasur reshje të dendura bore, erë të fortë e nga ana tjetër dallgët e fuqishme në zonat bregdetare kanë shkatërruar gjithçka.

Së fundmi pas kësaj gjendje kaosi në Spanjë ka qarkulluar një video nga Mallorca, ku vala e madhe e ujit ka krijuar shkumë në mes të ndërtesave të këtij qyteti.

Autoritet përkatëse kanë bërë thirrje që banorët të mos largohen nga shtëpitë, pasi jeta e tyre është shumë në rrezik. Pas kësaj stuhie të frikshme mbi 200 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.



Pamje të frikshme/ Stuhia godet Spanjën, 4 viktima (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 23/01/2020, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori