Pamje të frikshme, pak minuta shi përmbytin Laçin (VIDEO)
Pëlqej
Shqipëria është prekur sërish nga përmbytjet ditën e sotme.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi në vend dhe janë përmbytur zonat e para duke shkaktuar sërish dëme të mëdha materiale.

Si pasojë e reshjeve të shumta të rëna gjatë natës dhe paradites së sotme janë rikthyer përmbytjet në zonën e Laçit.

Siç njoftohet nga banorët, prroi ka dalë nga shtrati i tij dhe uji ka përmbytur të gjitha rrugët e qytetit.

Rikujtojmë që nuk kanë kaluar as 10 ditë nga përmbytja e madhe përfshiu gjithë vendin, sot pritet reshje shiu që mund të rikthejnë në vend situatën alarmante. /albeu.com/


Shtuar më 16/12/2017, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori