Pamje rrëqethëse: Rrëzimi i avionit me 62 pasagjerë, nxirren trupat e parë të pajetë (VIDEO)
Përfaqësues të pushtetit lokal në Xhakarta të Indonezisë, kanë dhënë detaje për rrëzimin e avionit, duke theksuar se kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit të personave të mundshëm që mund t’i kenë mbijetuar kësaj katrahure.

Në shi e nëpër errësirë, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga deti copëzat e aeroplanit të rrëzuar që i janë dorëzuar ekspertëve, me qëllim që të zbulojnë shkakun e kësaj tragjedie.

Trupat e parë të pajetë që besohet të jenë të viktimave të rrëzimit të aeroplanit, janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në morg për t’u identifikuar.

Në pamjet rrëqethëse të transmetuar nga një televizion në Indonezi që zgjasin rreth 45 sekonda, shihen trupat e pajetë që janë nxjerrë nga uji dhe që besohet se janë viktimat e rrëzimit të avionit që humbi kontaktin me kullën e kontrollit.

“Katër anëtarë të familjes sime ishin në këtë avion. Gruaja dhe tre fëmijët. Gruaja sot më ka dërguar fotografinë e foshnjës tonë. Zemra po më plas”, ka thënë i mbuluar në lot Jaman Zai.
Shtuar më 10/01/2021, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori