Pamje nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Bilali në Shkodër (FOTO LAJM)

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën ku ndodhi atentati me dy të vrarë në Shkodër. Të ekzekutuarit janë vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, 59 dhe 60 vjeç.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, ish-kampionit të Vllaznisë në boks, i cili është i arrestuar me grupin Bajri disa muaj më parë.

Ndërkohe dhe vetë vëllezërit e ekzekutuar ishin arrestuar në vitin 2016 për armëmbajtje pa leje pas një grabitjeje me dhunë në Shkodër. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori