Pamje nga shembja e hotelit Ish-Adriatiku, frikë për viktima (VIDEO)
Objekti i ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë është shembur, ndërsa së paku një person ka mbetur nën rrënoja.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë për Televizionin 7, se së paku një person është zënë nën rrënojat e hotelit.

“E ka nxan një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,

“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”, ka shtuar ai.
Shtuar më 22/04/2019, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori