Pamje nga bombardimet e Izraelit në Gaza (FOTO LAJM)

Një fëmijë dhe nëna e tij shtatzënë janë në mesin e gjashtë njerëzve të vrarë në Gaza pasi Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe tanke ndaj 250 raketave të hedhura nga militantët palestinezë matanë kufirit.

Kjo ishte dita e dytë e luftimeve pas një muaji të gjendjes së qetë përreth enklavës së bllokuar dhe erdhi në kohën kur udhëheqësit e Hamasit, grupi militant që e kontrollon Gazan, ndodheshin në Egjipt për të biseduar për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit.

Policia izraelite tha se njëra nga raketat e hedhura nga Gaza e ka goditur një shtëpi në qytetin e Ashkelonit dhe një burrë ka mbetur i vdekur. Katër izraelitë tjerë, përfshirë një grua 80-vjeçare, u plagosën nga raketat e hedhura nga palestinezët.

Shpërthimi i dhunës filloi të premten, kur dy palestinezë u qëlluan për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë gjatë protestave në kufirin mes Gazas dhe Izraelit. Në anën tjetër, militantët palestinezë qëlluan dhe plagosën dy ushtarë izraelitë.
Shtuar më 05/05/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori