Pamje nga aksidenti me një viktimë në Laç (VIDEO)
Një aksident i rëndë me një viktimë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Laç-Mamurras.

Një motoçikletë është përplasur nga një makinë, e për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës.

Mësohet se viktima është Zef Ndoka, rreth 50 vjeç.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e 50-vjeçarit çka ka sjellë përplasjen me automjetin që vinte nga pas.


Shtuar më 30/12/2019, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori