Italia e akuzon për vrasje, rrëmbim dhe përdhunim, Ilir Paja do ta vuajë dënimin në Shqipëri

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Ilir Paja të vuajë në Shqipëri dënimin me 25 vite burg.

Paja, u arrestua në nëntor të këtik viti, me qëllim ekstradimi Italinë, ku pritej që të vuante dënimin në shtetin fqinj.

Njoftimi i policisë:

Në datë 03.11.2022 është arrestuar shtetasi shqiptar I. P., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë pasi është dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale të “vrasjes së kryer në bashkëpunim”. Në datë 05.11.2022 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, për qëllime ekstradimi.

Në datë 01.12.2022, prokurori i kërkoi gjykatës që të revokojë masën e sigurimit si më sipër caktuar dhe të caktojë të njëjtën masë, për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj dhe zbatimit të tij në Republikën e Shqipërisë. Me vendimin nr. 1010 Akti, datë 03.12.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e pranoi kërkesën e prokurorit dhe i caktoi shtetasit I.P. masën e sigurimit “arrest në burg”, për qëllime të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të gjykatës së huaj.

Mbi bazën e ankimit tështetasit shqiptar I. P., Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga gjyqtari Z. Genti Shala, me vendimin nr. 1108, të datës 22.12.2022, vendosi të miratojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë./albeu.com