Paloka bën akuzën e rëndë: Rama po planifikon të vjedhë zgjedhjet e ardhshme
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë akuzën e rëndë se kryeministri Rama po përgatitet të vjedhë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Paloka e mbështeti dénoncimin e tij duke u shprehur se Rama i mblodhi krerët e bándave në një hotelDurrës, dhe PD do të bëjë një dénoncim për këtë rast në ditët në vijim në momentin e duhur.

Rama do përpiqet që të japë sinjale se do të vjédhë dhe i ka mbledhur bánditët edhe në Durrës. Ai ka mbledhur bánditët dhe kríminelët e Durrësit në një hotel dhe ne do të bëjmë dénoncimin. Iku Gjushi me bándat nga Durrësi. Kur të vijë momenti i duhur do ta publikojmë.

Kjo është një gjë e sigurt dhe do të merret vesh se i njeh i gjithë Durrësi. Gjushi kishte fijet me bandat, prandaj ka ardhur Rama që të mbajë lidhjet për zgjedhjet, se janë futur në konflikt me njëra-tjetrën”, ka thënë Paloka në RTV Ora.

Shtuar më 08/09/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori