Palmer: Nuk është zgjidhje djegia e mandateve, fatkeqësi nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje
Zyrtari Amerikan Matthew Palmer i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri në një bashkëbisedim me gazetarët në ambjentet e ambasadës amerikane në Tiranë tha se nuk ka ardhur në Shqipër me një platformë për zgjidhjen e krizës politike.

Duke komentuar situatën politike në vend, Palmer I ka dhënë shtysë të gjithë partive politike ne vend të marin pjesë në zgjedhje.

"Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik".

"Qeveria e vendit eshte legjitime, ne po bashkepunojmë. Kjo qeveri do ta coje vendin përpara drejt Europës, Sshqipëria duhet të vijojë me reformën në drejtësi",, tha Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2019, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori