Palestinezët i rikthehen gërmadhave në Gaza (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, banorët palestinezë të Gazas po i kthehen sërish vendbanimeve të tyre të shkatërruara nga bombardimet.

Në ndërtesat ku janë rikthyer palestinezët, thuajse mungon gjithçka.

Ndërtesave iu ka mbetur vetëm skeleti.

Mediat botërore raportojnë se shumë familje po vuajnë në Gaza dhe se për ta nuk ka aspak siguri jetesa në mes të gërmadhave.

Për të treguar se deri ku shkon frika për këta banorë, mjaft të kujtojmë faktin se më shumë se 270,000 palestinezë gjetën strehim në 90 shkolla të administruara nga Agjencia e OKB për Refugjatët Palesitnezë (UNRWA), por se edhe këto objekte u goditën nga predhat e ushtrisë izraelite. /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2014, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori