Pak thirrje dhe shumë internet, sa e përdorin shqiptarët celularin?
Gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar një shqiptar ka konsumuar mesatarisht në një muaj 181 minuta dalëse, 32 SMS dhe 3.45 GB Internet. Krahasuar me tremujorin e tretë, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 1.7%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rritje me 5.8% dhe konsumi mesatar i internetit u rrit me me 1.4%.

Trendi i zëvendësimit të thirrjeve zanore dhe mesazheve me përdorimin e aplikacioneve ka vijuar të thellohet në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot nga AKEP, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T4 2019">2019 ishte rreth 3,378,886 që përbën një rënie me 3.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 18.5% në krahasim me T4 2018">2018.

Thirjet tradicionale nëpërmjet celularëve kanë rënë pasi totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2019">2019 ishte rreth 1.3 miliardë minuta, me një rënie prej 4.3% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 6.4% me T4 2018">2018. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 4.1% në krahasim me T3 2019">2019 dhe u ul me 6% në krahasim me një vit më parë në T4 2018">2018 ndërkohë që sasia e thirrjeve on-net u ul me 4.1% në krahasim me T3 2019">2019 dhe pësoi një rënie me 6.5% në krahasim me T4 2018">2018. Proporcioni i thirrjeve on-net/off-net në T4 2019">2019 ishte 57%/41% njëlloj me T4 2018">2018 (pjesa mbetur 1% thirje me rrjetet fikse kombëtare dhe 1% thirrje ndërkombëtare).

Të njëjtin trend ka patur dhe numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T4 2019">2019 ishte rreth 244 milion që përbën një rritje me 2.9% krahasuar me T3 2019">2019 dhe një rënie me 14% me T4 2018">2018.

Tregues në rënie ishte dhe numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2019">2019 që arriti në rreth 2.5 milionë që përbën një rënie me rreth 2.7% me T3 2019">2019 dhe rënie me 3.1% në krahasim me T4 2018">2018.

Ndërkohë trend rritës ka shënuar vetëm sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T4 2019">2019 ishte rreth 18.5 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 3.45 GB Internet në muaj në T4 2019">2019, që përbën një rritje me 1.4% në krahasim me T3 2019">2019 dhe një rritje me 27.4% krahasuar me T4 2018">2018.

Statistikat tregojnë se numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T4 2019">2019 ishte rreth 1.7 milionë që përbën një rënie me 9.8% me tremujoin e mëparshëm, dhe një rënie me 1.2% në krahasim me Tremujorin e katërt 2018">2018./Monitor
Shtuar më 17/02/2020, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori