Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet adoleshentja shqiptare në Gjermani

15-vjeçarja shqiptare Rahmone Jusufi, ishte e shpallur e zhdukur nga familjarët.

Për gjetjen e saj ishte mobilizuar edhe policia.

E pas gjashtë ditësh, raportohet se ajo është gjetur.

Të afërmit përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se adoleshentja është kthyer në shtëpi edhe është shëndosh e mirë.

Ata shprehën falënderime për njerëzit që u angazhuan për të ofruar ndihmë.


Shtuar 18.09.2023 08:51