Pak para premierës së emisionit të ri, Bieta dhe fëmijët surprizojnë Alban Dudushin (FOTO LAJM)

Siç është bërë e ditur pak javë më parë, Alban Dudushi është larguar pas 20 vitesh nga Top Channeli dhe tani do ta shohim si pjesë e ekranit të Vizion Plus.

Dudushi pritet të nisë sot në darkë formatin "Spotlight", një program në autorësinë dhe moderimin e tij që do të vijë çdo të premtë në orën 21:00 dhe çdo të hënë dhe të mërkurë në orën 22:30 në ekranin e Vizion Plus.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Albani ka treguar se Bieta, Joelle dhe Kroi Art e kanë surprizuar me një buqetë me lule duke e uruar kështu për programin e ri.

“Një dhuratë për #SPOTLIGHT nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle, Bieta. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e SPOTLIGHT sonte në Vizion+ në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë", ka shkruar moderatori.

“Suksese babusho! Te gjithe e dine qe je me i miri, por “Spotlight” do ta vere edhe me shume ne dukje. Love u Kroi & Joelle (se Bieta kuptohet qe mendjen tek ty e ka)”, i komenton Bieta.

Shtuar më 23/10/2020, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori