Shembet ura në Durrës, Meta: Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” (VIDEO)

Ndërkohë që disa zona në Shkodër e Lezhë janë përmbytur për shkak të reshjeve intensive të shiut, në Durrës është shembur një urë.

Pamjet tregojnë urën në Fushë Draç të Ishmit që është e shembur.

Në lidhje me këtë problematikë që prek banorët e fshatit, ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili shprehet se shembja tregon investimin e qeverisë me qëllim vjedhjen dhe premton se situata pas 14 majit do të jetë ndryshe.

“Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Bashkinë e Durrësit!
14 Maji #NdryshimMeCdoCmim”, shkruan Meta./albeu.com

 


Shtuar 19.01.2023 13:56