Pajisja e vogël me Bluetooth që do të ndihmojë për gjurmimin e njerëzve me Covid-19
Singapori është duhe duke shpërndarë mijëra pajisje të cilat do të mund të gjurmojnë se ku ka qenjë një person dhe me kë është takuar.

Pajisja e vogël me Bluetooth do të ndihmojnë në parandalimin e koronavirusit.

Kjo pajisje është menduar për të gjithë ata persona të cilët nuk zotërojnë telefona dhe nuk kanë mundësi të përdorin një aplikacion për gjutmimin e kontakteve që ishte prezantuar më parë nga qeveria e Singaporit.

Autoritetet thanë se kjo pajisje do të ndihmojë njerëzit të ndihen më të sigurt kur ndodhen jashtë.

Përshembull, kjo pajisje do të ndihmojë të moshuarit të mbajnë një regjistër të saktë të vendodhjes së tyre.

E vetmja gjë që përdoruesit duhet të bëjnë është të mbajnë një të tillë me vete dhe bateria zgjat deri në nëntë muaj pa pasur nevojë për rimbushje.
Shtuar më 20/09/2020, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori