Pajisja e përgjimit/ Prokurorët kërkojnë pamjet e kamerave të Bashkisë
Në kuadër të hetimeve për pajisjen aq shumë përfolur të përgjimit, Prokuroria ka sekuestruar mbrëmë kamerat e vëzhgimit të Bashkisë së Tiranës. Prokuroria është e interesuar për filmimet e datës 13 maj 2016, ku dyshohet se makina me pajisjen përgjuese ka lëvizur nga godina e Drejtorisë së Policisë.

Sekuestrimi ka ndodhur dje dhe bëhet fjalë për pamjet e kamerave të sigurisë në rrugët e Tiranës, e konkretisht ato pranë selisë së Repartit të Forcave Operacionale që janë pranë zonës së 21 dhjetorit.

Prokuroria ka sekuestruar serverin e këtij reparti special i cili në fakt duhet të ruhet me kamera 24 në 24 orë. Jo vetëm kaq, pasi Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të rrugëve që ndodhen pranë objektit, që janë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori