Padia ndaj Fatmir Mediut, gjykata pushon çështjen
Gjykata e Lartë ka pushuar cështjen ndaj ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu me argumentimin se nga akuzat e ngritura nga banorët e Gërdecit nuk kishte elementë të kryerjes së një vepre penale dukë hedhur poshtë padinë e dytë të ngritur nga këta banorë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu.

Gjatë ditës së hënë kjo gjykatë mori në shqyrtim padinë e një grupi banorësh të Gërdecit, të cilët e akuzojnë ministrin Mediu për plagosje të rëndë nga pakujdesia, në Gërdec më 15 mars ku nga një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2012, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori