Padi oficerëve serbë për vrasjen e 78 shqiptarëve
Pëlqej
Fondi për të Drejtën Humanitare (HDH), me seli në Beograd, ka ngritur paditur në Prokurorinë Speciale për Krime Lufte të Serbisë, komandandantët dhe pjesëtarët e ish-forcave speciale serbe, të cilët dyshohen për vrasjen e 78 shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

Midis personave të përfshirë në kallëzim janë ish-komandanti dhe ish-kryeshefi i Shtabit të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ, Dragan Zhivkoviq dhe Gjorgje Nikoliq, ish-komandanti i Repartit 24 të NJSP, Zharko Brakoviq, dhe zëvendës-komandanti i Grupit të Pestë Luftarak të të Brigadës së Motorizuar 125 të UJ, Robert Shmajcel, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Fondi ka theksuar se trupat pa jetë të 17 shqiptarëve, të cilët ishin ndaluar nga pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë, më 4 prill 1999, janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive afër liqenit Peruçac, afër qytetit Bajina Bashta, trupat e pajetë të 8 burrave janë zhvarrosur nga varrezat në fshatin Brekoc, afër Gjakovës, ndërsa trupat e 53 burrave të tjerë janë ende të zhdukur. Mes viktimave, 11 kanë qenë fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori