Pacolli: Para 46 vitesh në portin e Hamburgut punoja punë të rënda për t’i paguar studimet
Ministri në detyrë i
Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, këtë vikend është duke e kaluar në Gjermani.
Ai ka vizituar portin e
Hamburgut, ku ka bërë një fotografi, duke treguar se në këtë vend para më shumë se katër dekadash ka bërë punë fizike, për t’i financuar
studimet e tij.
Postimi i plotë:
Ky postim u dedikohet miqëve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i
Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike (trajtimin e anijeve të mallrave) për të financuar
studimet e mia. Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugosllavisë por qytetar i
Republikës së Kosovës. Mbrëmë këtu inagurova Konsullatën gjenerale të
Republikës së pavarur të Kosovës 🇽🇰
Shtuar më 15/12/2019,
ora 18:15