Pa patentë dhe me gjoba të pashlyera, policia e mban Noizyn 6 orë në komisariat
Blutë e Durrësit kanë ndaluar për disa orë Noizyn, i cili është kapur duke udhëtuar me mjetin e tij, por pa patur me vete lejen e drejtimit. Veç kësaj, pas verifikimit të targës, policia konstatoi se ai kishte shumë gjoba të pashlyera. Për këtë ka bërë shoqërimin e tij në komisariat.

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga ndalimi i këngëtarit. "Komisariati i Policisë Durrës, filloi procedimin penal në ngarkim të shtetasit Rigers Rajku, 30 vjeç, banues në Durrës. Më datë 16.12.2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 517 MT, është ndaluar nga efektivet e Qarkullimit Rrugor.

Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetinKomisariat.

Mjeti është sekuestruar. Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar në nenin 242 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 17/12/2016, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori