Pa dëshirën e mamit, djali i Olta Gixharit e zbuloi vetë portretin (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar.

Deri më tani, Olta ka preferuar të mos e zbulojë portretin e tij, por kjo nuk e ka penguar të ndajë momente të ëmbla në Instagram. Së fundmi, aktorja ka publikuar një video pranë vogëlushit.

Amari ka kthyer kokën, duke zbuluar pak nga portreti i tij. Olta e ka lëvizur menjëherë kamerën, sepse siç duket nuk është ende momenti për ta prezantuar të voglin me publikun.

Shtuar më 14/01/2021, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori