“Pa dallim shefa, VIP-a, të fortë”, ndalohen rreptësisht xhamat e zinj
Drejtoria e Përgjithshme e ShërbimeveTransportit Rrugor ka njoftuar se në marrjen e patentës nuk ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim të faqen në Facebook të DPSHTRR.

Drejtoria e Përgjithshme e ShërbimeveTransportit Rrugor ka njoftuar gjithashtu se më 7 Janar do ndalohet çdo shërbim i automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe ’stallarët’ dhe serviset”, thuhet në një reagimin në rrjetet sociale të DPSHTRR. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori