Pas "bombave" dhe sulmeve për "Përputhen", Shqipja merr vendimin e papritur (FOTO LAJM)

Pas përjashtimit nga “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave që ka bërë për disa nga konkurrentët e tjerë që janë ende pjesë e këtij programi.

Por duket se 28-vjeçarja ka vendosur tani që të mos merret më me “Për’puthen”. Ajo deklaroi se ka shumë prova të tjera, por ka zgjedhur që ta mbyllë me kaq.

“Çdo gjë që ju premtova e nxora, ju thashë që të gjithë janë fallco dhe dyfytyrësha dhe këtë e tregova me fakte dhe jo me fjalë.

Askush nuk mund ta mbulojë të vërtetën me gënjeshtër pa pasur prova. Kam shumë gjëra të tjera për të nxjerr, por këtë kapitull e mbyll këtu”, shkruante Hysenaj.

Kjo e fundit u përjashtua për shkak se bullizoi dy nga konkurrentët e tjerë në studio.

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka publikuar në rrjete sociale fakte që sipas saj, tregojnë se Andi Shehu dhe Tea Trifoni njihen që para shumë vitesh.

Shtuar më 23/12/2020, ora 14:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori