OVL e UÇK "i vë flakën" Veton Surroit (FOTO LAJM)

Organizata OVL e UÇK ka bërë sot një gjest simbolik, duke djegur librin e Veton Surroit, "Këmbët e Gjarpërit".

Ish-pjesëtarët e UÇK-së e kanë konsideruar librin antikombëtar, pasi që në të flitet kundër luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

"Është për tu habitur se në këtë roman për autorin e librit të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë. Sipas këtij autori në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera", tha Kryetari i OVL-së të UÇK për Ferizajn, Nazmi Krasniqi.

Ai ka shtuar se OVL do të mbrojë gjithmonë vlerat kombëtare dhe luftën e pastër dhe çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /albeu.com/



Shtuar më 16/07/2014, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori