U stërvit fshehurazi me Ronaldon, portieri: Sa e pagova

Ashtu si pjesa më e madhe e lojtarëve në botë edhe Cristiano Ronaldo ka qenë I detyruar të qëndrojë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit. Futbollistit të Juventusit iu desh të udhëtonte drejt Portugalisë, për shkak se nëna e tij ishte e sëmurë dhe për këtë arsye e bëri në shtëpinë e tij në Madeira vetë-izolimin.

Megjithatë edhe në kushtet e izolimit, 35 vjeçari nuk e la pas dore futbollin dhe u stërvit në fushën e blertë të stadiumit të qytetit, duke shfrytëzuar miqësinë që ka me presidentin e klubit.

Mediat portugeze zbuluan këto stërvitje të fshehta, të cilat normalisht nuk duheshin lejuar, ndërsa protagonist në ta ishte edhe Filipe Gonçalves, portieri i ekipit të të rinjve të skuadrës Nacional. Ky i fundit ka treguar se si ai zbuloi se ishte bërë pejsë e planit për të mbajtur në formë Ronaldon dhe si kishin qenë ditët përkrah tij. Atë e kishin telefonuar nëj ditë nga klubi dhe i kishin thënë thjesht që të shkonte në stadiumin e Madeiras.

“Mendonim se ishte për të punuar me ekpin e parë”, tregoi 18-vjeçari për “A’Bola” për stërvitjen e parë ku kishte qenë i pranishëm bashkë me Hugo Moska, një shok të skuadrës. “Kur hymë në fushë nuk i besonim vetes, ishte si një ëndërr. Pamë njëri-tjetrin dhe mbetëm pa fjalë, as nuk ia kishim idenë se çfarë po ndodhte”.

Gjithçka ishte sekret dhe u ishte thënë që tëmos ua tegonin as familjarëve të tyre. “Nuk mund t’i tregoja askujt. Ishte e ndaluar, informacioni që duhej të jepja ishte që Nacional ishte ktheyr në stërvitje dhe kjo është ajo që mendonin prindërit e mi. Ishte çmenduri, vetëm pasi u publikua lajmi në media munda të flisja me prindërit e mi për këtë”, vijoi ai.

“Puna jonë ishte që të qëndronim në portë për ushtrimet përmbyllëse. Ronaldo bënte vrapime dhe ushtrime force, ai nuk ndalej kurrë, pastaj vazhdonim ne. Disa herë ne qëndronim për t’u stërvitur edhe me gjuajtjet e të birit. Djaloshi di, ka aftësi, ka teknikë të mirë dhe forcë. Për moshën që ka, ai është në rrugën e duhur”, tregoi Gonçalves.

Gjatë këtyre ditëve, ai kishte vënë bast dhe kishte humbur me Ronaldon. “Në fund të çdo seance stërvitore, në do të godisnim topin 5 apo 10 herë në traversë. Ne vumë bast se kush do të humbiste, do t’i paguante 1 apo 5 euro dy të tjerëve, e sugjeroi ai vetë. Unë humba në stërvitjen e parë, por as nuk kisha marrë para me vete, nuk ia kisha idenë se çfarë do të ndodhte. Të nesërmen, unë pagova Ronaldon. Iu afrova, i dhashë një euro dhe i thashë “borxhi është borxh”. Ai më falënderoi, qeshi dhe më tha se ishte një gjest i madh. Në atë stërvitje erdhi me një tufë kartmonedhash dhe na dha 100 euro secilit si një falënderim. Por nuk e bëmë prej parave, shtysa më e madhe ishte të stërviteshe me të.

Si është të presësh goditjet e Ronaldos? Unë ia dola të prisja disa, aq sa mundja, por askush nuk ka idenë se sa forcë ka në çdo goditje. Pozicionimi, është një forcë e natyrës. Ai u stërvit për goditje dënimi dhe penallti. Më tregoi për mënyrën se si vëzhgon dhe studion portierin para se të gjuajë penalltinë. Por është e paparshikueshme. Edhe duke e ditur, ta ndalosh është e komplikar”, tregoi portieri adoleshent i cili me siguri nuk do ta harrojë kurrë këtë periudhë pandemie.


Shtuar 9.05.2020 09:29