OSBE për Teatrin: Këshilla doli nga konteksti, ne mbështesim reformat
Sekretari i OSBE Thomas Greminger, ka reaguar lidhur me ccështjen e tensionuar të Teatrit Kombëtar. Artistë bënë një kërkesë për ndërkombëtarët ku kërkonin mbrojte prej tyre e ndërsa në anën tjetër, Greminger tha se kjo është një ccështje ligjore ku duhet të përputhet me parimet demokratike të një vendi.

Sot Greminger i është përgjigjur sot Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit duke thënë se institucionet shqiptare do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike.

“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar. Jam i bindur se institucionet shqiptare do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike. Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave në Shqipëri”, shkruan Thomas Greminger.

Kujtojmë se javën që lamë pas, kreu i Partisë Demokratike nënshkroi një kontratë me Aleancën për mbrojtjen e Teatrit.
Shtuar më 31/07/2019, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori