Oriola Marashi bën testin për Covid-19, tregon të gjithë procesin në "Instagram" (VIDEO)


Modeles Oriola Marashi i duhet të udhëtojë shumë për shkak të punës së saj si modele dhe në fakt, situata e Covid-19 vazhdon të jetë ende e rrezikshme për të gjithë ne.

Ndaj, modeles i duhet të bëjë shpesh testin e Covid-19 për të udhëtuar drejt një vendi tjetër dhe për të vazhduar e qetë punën e saj, siç ka bërë së fundmi.

Në InstaStory, Oriola ka ndarë të gjithë procesin e testimit të saj dhe si një trimëreshë e vërtetë, nuk i është dridhur qerpiku kur i kanë futur tamponin në hundë.

Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.
Shtuar më 19/01/2021, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori