Ori Nebiaj ironizon masat e qeverisë: Po dalim sipas lëvizjeve hormonale (FOTO LAJM)

Moderatorja Ori Nebiaj ka publikuar në rrjete sociale një foto nga arkivat. Ajo shihet e qeshur buzë detit me një gotë vere në dorë dhe shkruan se tani që jemi në karantinë, vetëm kujtimet na kanë mbetur.

Po ashtu moderatorja ka ironizuar masat e ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në Shqipëri. “Veç kujtimet na mbeten. Izolimi vazhdon, kush e kishte radhën për të dalë nesër aman se kemi dy muaj që dalim sipas levizjeve hormonale të disave”, ka shkruar ajo.

Mesa duket Ori nuk është aspak dakord me masat e vendosura dhe këtë e ka shprehur publikisht.

Shtuar më 02/05/2020, ora 08:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori