Orgji me 5 femra në hotel, politikanit i nxjerrin videon skandaloze (VIDEO)
Një politikan i martuar që konkurron për postin e guvernatorit ne Brazil i kane nxjerre nje video skandaloze, teksa ai eshte ne shtratin e nje hoteli, ne orgji me 5 femra, shkruan ‘Daily Mail’.

Politikani Joao Doria, ka mohuar te jete ai personi ne kete video, qe ka dale vetem pak dite para zhvillimit te zgjedhjeve.

Joao Doria, një kandidat për guvernatorin në Sao Paulo, ka një ngjashmëri të madhe personin e filmuar ne shtrat, rrethuar nga një grumbull femrash te zhveshura, ne momente intime e teksa pijne shampanje.

Pamjet janë parë mijëra herë që kur ishte postuar në mediat sociale. Por Doria, këmbëngul që ai nuk është njeriu në video dhe se thashethemet janë përhapur nga kundërshtari i tij politik Marcio França.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij 26 vjeçare, Bia, Doria tha: “Sot pashë një video të turpshme në rrjetet sociale, të prodhuara nga dikush që vetëm dëshiron [të shkaktojë të keqen [ndaj meje], të keqen [mbi familjen time].

“U kërkova një eksperti kriminal për të verifikuar këto imazhe. Gjithashtu kërkova ndjekje penale të autorëve të kësaj video. Më vjen keq që fushata në Sao Paulo ka arritur këtë nivel.

Unë e hedh poshtë këtë me gjithë energjinë time “, ka thënë ai. Siç shkruajnë mediat e huaja, referuar atyre vendase, Doria komandon 53 përqind kundër 47 përqind në sondazhet e fundit.
Shtuar më 25/10/2018, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori