“Po shqyrtojmë raportet e sulmeve raketore në Poloni”, Pentagoni: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Pentagoni ka reaguar menjëherë pas raporteve se raketat ruse ranë në territorin rus duke vrarë të paktën 2 persona.

Sekretari i Shtypit i Departamentit të Mbrojtjes, gjenerali Patrick S Ryder, ka thënë:

“Ne jemi në dijeni të raporteve të shtypit për këtë. Ne nuk kemi asnjë informacion për momentin për të vërtetuar ato raporte, por përsëri, po i marrim seriozisht dhe po i shqyrtojmë ato. Dhe kështu do të sigurohem që t’ju ofrojmë çdo përditësim sapo t’i kemi ato.”

Ai vazhdon: “Ne po i shqyrtojmë këto raporte, nuk kemi asnjë informacion për t’i vërtetuar ato në këtë moment. Kështu që nuk dua të spekuloj apo të futem në hipoteza. Kur bëhet fjalë për angazhimet tona të sigurisë dhe nenin 5, ne kemi qenë të qartë se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.”