Organizoi takimin e fshehtë me Ramën? Pedagogu i UBT-së tregon të vërtetën e tij
Ditën e djeshme në një denoncim, thuhej se një nga organizatorët e takimit të Edi Ramës në Universitetin Bujqësor të Kamzës ishte lektori Leons Hasani.

Vajza që dërgoi denoncimin ishte një prej studenteve që ndodhej në takim me Ramën, dhe ndihej e frikësuar për t’u larguar nga salla, ndërsa shtoi se Hasani është pjesë e FRESSH.

I ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës Hasani u shpreh se ai nuk është pjesë e forumeve dhe për takimin është njoftuar nga mediat.

“Unë jam lajmëruar në orën 10 nga disa media për të marrë informacion nëse kishte takim me kryeministrin. Unë e dija se kishte takim me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, u surprizova dhe nga lajmet që më erdhën. Unë nuk isha i pranishëm në takim, dhe as nuk kam qenë organizator i tij.

Asnjë prej studentëve që kanë qenë të pranishëm në takimin me Ramën nuk janë pjesë e Forumit Ekonomik që unë drejtoj. Unë nuk kam asnjë përkatësi politike, dhe në Jalë kam shkuar për të dhënë ide lidhur me lidershoipin, nuk jam pjesë e asnjë forumi politik. Unë nuk shkova fare dje në takim, dhe e nuk ka sesi të kem mbushur sallën me studentë. Ne e dënojmë aktin që ky takim me kryeministrin të mos të jetë lajmëruar nga ana e rektorit.

Ne iu kemi bërë thirrje studentëve që të mos hezitojnë dhe të bëhen pjesë e protestës, unë vetë kam qëndruar neutral për shkak se nuk kam dashur që të bëhem personazh. Ditët e fundit unë vetë nuk kam qenë në protestë për shkak se kam parë se po kontrollohet nga persona që nuk janë studentë. Përgjegjësia fillimisht duhet të kërkohet në Universitete dhe më pas te kryeministria. Nuk duhet të bëhen përgjithësime për të gjithë pedagogët, se janë të korruptuar”, u shpreh Hasani.

Ndërkohë që protesta vijon sot në ditën e 15-të, ku studentët pritet që të bashkohen te Korpusi i Universitetit të Tiranës dhe më pas do merret vendimi si do të vijojë revolta.

Shtuar më 19/12/2018, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori